Fryma poetike e së mërkurës me  poeten;Mimoza Eliona OSMANI

Kujtova…

——————-

Ty të kanë lindur perënditë

Ndaj nuk ngjason me asnjëri

Të imitojnë veç dashuritë

Ato të virgjërat dashuri.

Kujtova s’do më merrte malli

Ti puth siç puthin zogjtë mbi degë

Ah ato buzë i marrtë djalli

Që sa më puthin rrjedhin shegë.

I pijë siç pin njeriu i etur

Si vesën lulja ditë për ditë

Puthjet e tua llokume e tretur

I ëndërrojë sa herë mbyll sytë…

Ty të kanë lindur perënditë

Ndaj si magnet tërheq në qiell

Aty ku puthjet bëjnë magjitë

Dritare e syrit hap një diell…

/www.QendraPress.com/