Garat Tradicionale -FIA CEZ- Auto Slalom –në Prizren, të Fabrika “Liri”.ishin një mrekulli sportive.

                        Gjatë ditës së djeshme, janë organizuar Garat Tradicionale -FIA CEZ- Auto Slalom –në Prizren, të Fabrika “Liri”. Në këtë  garë ishte edhe moto e organizatorëve se edhe për maraklit e shpejtësisë -hajdeni provoni vetin me kerre normale në mini garën e Prizrenit. Organizimi u mbajtë  te  Tranziti I ri.

Shpërblimet për plasman të  përgjithshëm -Fia Cez -ishin për vendin e parë 500 euro të  dytin 300 eurp dhe  të tretin 200 euro  e ku të drejtë  patën  të  garojnë edhe  atomjete  civile  e personale.

Kjo ishte një super garë në Prizren, fitues ishte Fran Kranjac fitues i garës në auto sllallom, e cila u mbajt të dielën në Prizren, e vlefshme për FIA CEZ dhe Kampionatin e Kosovës.

Edhe pozita e dytë i takoi një garuesi nga Kroacia. Max Simunovic, me Peugeot,.

Në podiumin e fituesve të plasmanit të përgjithshëm për FIA CEZ u gjend edhe Valon Jaha me veturën  BMË, . Jaha ishte më i miri në plasmanin e përgjithshëm për Kampionatin e Kosovës.

Anëtari i Prizreni D&G në podium u shoqërua nga Bekim Kovaçi me Honda Civic, i po të njëjtit klub.  Ndërsa gjatë garës i pati dy penallti, derisa pozita e tretë i takoi Valdrin Krasniqit. Anëtari i AK Drenica me ‘’Opel Astra’’

Në plasmanin ekipor, në tri pozitat e para u renditën: Klubi Auto Kosova Ferizaj me 60 pikë, pasuar nga Prizreni D&G me 55 dhe AK Drenica me 38 pikë./QendraPress/