Gjeta veten time, ky ishte zbulimi më i mirë bërë ndonjëherë gjatë jetës time…!!”Nga: Piro Millona Minella

…..Nuk është hera e parë që në telefonin tim shfaqet fytyra jote. Menjëherë një vërshim kujtimesh vijnë për mua nga telefoni….

Imazhi duket si një jetë e tërë që dashuria jonë ishte e re e bukur e thellë, sikur mundësitë ishin të pafundme dhe mendoja se do të ishim përgjithmonë bashkë.

Edhe sot sinqerisht nuk e di më pse nuk vazhdoi të rrëshkasë në shinat e dashurisë lidhja jonë.

Vetëm konstatoj se jam më e lumtur tani, si nuk kam qenë kurrë ndonjëherë më parë.

Arësyet e vërteta nuk më kujtohet pse u rrëzuam, por kurrë nuk do t’i harroj mësimet që mora nga dhimbja e zemrës për ndarjen tonë.

Përsëri qëndrova vetëm dhe më duhej të gjeja guximin për të bërë rrugën time në udhëkryqet e jetës pa fund.

Në fillim ishte e frikshme të isha vetëm kur nuk isha vetëm për kaq kohë, por ishte pak më e lehtë çdo ditë që kalonte dhe u rrita pak nga pak edhe më e fortë.

Natyrisht kishte ditë kur isha shumë e trishtuar dhe më mungoje, por kuptova se më kishte marrë malli të që edhe unë isha pjesë e një çifti.., por tundja kokën lehtë dhe thoja vetes me zë të lartë:

-Jo domosdoshmërisht duhet te ishe Ti.

Tani e kam të qartë pse nuk ia dolëm, sepse erdhi koha, momenti që duhej ta gjeja veten përsëri pasi kisha humbur veten tek Ti për shumë kohë.

Kështu pas çdo ditë të kaluar ndjeja dhëmbje, por një ditë, thjesht nuk ndodhi më ajo dhimbje.

Kur i kujtoj sot, që të gjitha duken si një jetë tjetër e jetuar diku nga dikush jo nga unë.

Sot ditët e mia janë shumë më ndryshe.. ndihem shumë më e lumtur, brënda vetes time.

Për kohën, për ditët që kaluam bashkë të uroj çdo të mirë në çdo rrugë të zgjedhur nga Ty në jetën tënde duke shpresuar se ëndërrat e tua të bëhen realitet..

Por të garantoj se Unë kurrë nuk do të jem më pjesë e asnjërës sado e bukur të jetë ëndërra jote.

Nuk kam për të bllokuar as telefonin, as rrjetin social do të jesh i pranishëm le të shfaqet emri yt, Unë nuk kam më asnjë dëshirë të përgjigjem.

Vendosa e mora vendimin tim të prerë:

“Të kaluarën time do ta lë pikërisht aty ku është, në të kaluarën e jetuar….”

Nuk i ka mbetur asnjë copë vënd më në jetën time, prandaj nuk të përgjigjem në rast të kundërt nëse i përgjigjem thirrjes tënde, thjesht mund të më bëjë të lëndohem përsëri edhe më shumë….”

Më beso sa herë refuzoj thirrjen tënde, një psherëtimë lehtësimi më ndihmon të kuptoj se po bëj pikërisht atë që është më e mira që duhet të bëj…

…..Në këtë mënyrë vazhdoj të ndërtoj një të ardhme të lumtur sot.

Kjo është jeta ime dhe më takon mua të bëj zgjedhjet e mia.

Unë e gjeta veten dhe ky ishte zbulimi më i mirë bërë ndonjëherë gjatë jetës time…!!”

Piro Millona Minella

Tiranë, më 03 Nëntor 2023.