Gjykata Speciale, provokon edhe njëherë Kosovën për fat të keq!!!-Shkruan;Qazim THAÇI.

                  Se me çfarë sakrifice ka ardhur dita Pavarësisë së Kosovës  edhe po të shkruhen mijëra faqe librash e romanesh do të  ishin pak ta paraqesin gjithë atë vuajtje e sakrificë të shqiptareve për të shënuar ditën e Pavarësisë 17 Shkurtin, Asnjë shet në botë nuk ka që këtë datë të mos e dijë nga ato shtete që na kanë njohur e që  nuk na kanë njohur ende e dinë që 17 Shkurti është Dita e Pavarësisë  së republikës së Kosovës. Prandaj lajmërimi i Gjykatës Speciale për mbajtjen e seancës përgatitore ndaj ish krerëve të UÇK-së më 17 shkurt- Ditën e Pavarësisë së Kosovës, është provokimi i rëndë i radhës .Po pikërijste me atë dëtë ,kur gjithë Kosova  heshti e Presidenti Hashim Thaçi shkonte në  Hagë.Tani vije dilema e madhe ????Kjo gjykatë nuk e njeh historinë e Kosovës. A nuk e din që  17 Shkurti është dita e Pavarësisë???!!!! E din mirë ata që kjo datë flamuratërt dhe strategët e kësaj date  janë në paraburgim tërsisht të pafajshëm. E për të nxirë edhe më tepër këtë fakt të padrejtësisë që po bëhet ndaj tyre tani në këtë datë e njorojnë sikurse kjo të ishte ditë të zakonshme pune. Këtë provokim nëse vërtetë veteranët e luftës, ata që deshën dhe duan lirinë e këtij vendi. E hanë  si një ‘’lugë çorbe’’ duhet ta kuptojnë se shkelin mbi gjakun e 12 mijë Dëshmorëve, mbi gjakun e fëmijëve, pleqëve, motrave e vëllëzërve të tyre. Së paku atë ditë ata ,ose duhet të lirohen të jenë  pranë familjarëve të tyre ose konformë lejeve speciale ta kenë ditë feste, sepse ata kanë ende plagët e luftës në trupat e tyre. Ata që ishin e do të mbeten heronjë vigan të Kosovës, Këto vendime absurde kërkojmë që SHBA,-ja BE –ja dhe Instutcionet Ndërkombëte të anulojë  e të vendoson së paku një ligj të natyrshëm që data 17 Shkurt të jetë, datë e shënimit të Lirisë së Kosovës,Po si o Zot ndryshe mund të bëhet më thuani kushdo nga ata që e kanë emrin njeri???!!!/www.QendraPress.com/