Haradinaj: Dikush t’ia kujtojë Petkoviqit se Marrëveshja e Kumanovës ndalon rreptësisht hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë 

                        Ish Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj ka reaguar pasi Serbia ka kërcënuar me kthim të ushtrisë në territor të Kosovës.Ishte drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ai i cili mbrëmë ka thënë se Serbia po shqyrton mundësinë që t’i çojë 1000 forca të sigurisë në territor të Kosovës, pak orë pasi Policia e Kosovës shtoi praninë në veri të vendit.Ai tha se ky veprim tha se do të merret në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.E Haradinaj ka thënë se “dikush duhet t’ia kujtojë Petkoviqit se pika nr.4 e Marrëveshjes së Kumanovës, e nënshkruar nga Serbia kufizon rreptësisht hyrjen, rihyrjen dhe qëndrimin brenda Kosovës.