Hoti falënderon Ramën për fjalimin në KiE: Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë 

Deputeti i LDK-së, njëherësh ish-kryeministër i Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fjalimin e tij në Këshillin e Evropës, ku Rama ka kritikuar raportin e rrejshëm të Dick Martyt dhe akuzat ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbi të cilat është ngritur Gjykata Speciale në Hagë.Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i saj. “Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi”, ka shkruar Hoti.