Hoxhaj, Ramës: Faleminderit që po mbron vlerat e luftës sonë dhe shokët tanë në Hagë 

                                  Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, e ka falënderuar kryeministrin shqiptar Edi Rama për fjalimin e tij në Këshillin e Evropës. Ai tha se kryeministri Rama nuk po rresht së treguari Evropës zërin e popullit të Kosovës.“Faleminderit kryeministër që po mbron vlerat e luftës sonë, që po mbron shokët tanë që janë padrejtësisht në Hagë dhe faleminderit për dashurinë e madhe ndaj Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.  Ai tutje është shprehur se populli i Kosovës i është mirënjohës kryeministrit shqiptar