Humb jetën tragjikisht 30-vjeçari  Betim Gacaferi nga Juniku.

Kjo pasi i njëjti u rrokullis me traktor në bjeshkët e Gjocajt, derisa po bartte drunj.Rastin e ka konfirmuar  zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rreth orës 15:45 policia është njoftuar se në bjeshkët e Gjocajt një person është rrokullisur me traktor. Policia dhe mjekët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e tij. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për në IML për obduksion. Rasti është cilësu ‘Hetim i vdekjes’”, tha Gashi. Nga komuna e Junikut kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Betim Gacaferi.“Me dhimbje të thellë pranuam lajmin e rëndë për ikjen e parakohshme të riut junikas, Betim Gacaferi. Ky aksident tragjik na ka tronditur të gjithëve, mirëpo Betimi do të mbetet i përjetshëm në kujtimet tona”, thuhet në njoftim.