Humbi jetën një biciklistë në Prizren

Zëdhënësi I pilicës në Prizren,Togeri Shaqir Bytyçi, njofton se sot, më datë 10 qershor 2026, rreth orës 10:00, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Faik Konica” në Prizren. Deri te aksidenti ka ardhur kur një automjet udhëtarësh ka goditur një biçiklist me pjesën e përparme të automjetit. Si pasojë e aksidentit, biçiklisti, mashkull 78-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda trupore. Njësitet policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku viktimës i është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe më pas është transportuar për trajtim në QKUK në Prishtinë. Pas disa orësh, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka humbur jetën. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër te te cilit ngasësi i dyshuar mbahet në ndalim policore dhe me urdhër të tij trupi i pajet dërgohet për autopsi. Policia, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin e shtetit, është duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti trafiku.