IKSHPK apel për qytetarët: Mbrohuni nga malaria para dhe gjatë udhëtimeve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për kujdes ndaj malaries, veçanërisht për qytetarët që udhëtojnë në zona ku ekziston rreziku nga kjo sëmundje.
IKSHPK këshillon qytetarët që të informohen para udhëtimit dhe të marrin masa për t’u mbrojtur nga pickimet e mushkonjave.
Instituti apelon që pas qëndrimit në zona me rrezik për malarie, qytetarët të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore nëse shfaqin simptoma si:
temperaturë;
dhimbje koke;
lodhje dhe dobësi;
të përziera ose vjellje.
“Për një shëndet më të sigurt – informohuni, parandaloni dhe veproni me kohë”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.