Incident në Kuvendin e Kosovës, Arben Gashi e mohon përplasjen fizike me deputetin e VV-së

0

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka mohuar që të jetë përfshirë në një incident brenda Kuvendit të Kosovës.

“Nuk ka pasur asnjë incident”, ka thënë Gashi për Gazetën Express.

Mediat kanë raportuar se brenda Kuvendit janë përplasur Arben Gashi dhe Kujtim Shala me deputetin e Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshincën.

E gjitha ngjarja raportohet të ketë ndodhur pas një debati të tensionuar në Komisionin për Punë të Jashtme.

Kryetarja e Komisionit, Time Kadriaj, madje për shkak të tensioneve ishte detyruar që të ndërpriste mbledhjen e Komisioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *