Ka ndërruar jetë Muharrem Morina, një punëtor i njohur i gastronomisë  prizrenase.

Të shtunën e  4 majit 2024, ka ndërruar jete  Muharrem L Morina, 72 vjeçar, nga fshati Landovicë me banim ne Prizren. Muharremi  ishte  një punëtor i dalluar i gastronomisë  prizrenase, një kohë të  gjatë ka shërbyer  si kamerier në  restorantin e njohur të viteve 80 në Motel ‘’Vllaznimi’, pastaj ka shërbyer edhe në  hotel të njohura si ‘’Theranda’’ dhe  duke  qen një punëtorë  i dalluar i gastronomisë.  Varrimi i të ndjerit ishte me 4.maj. 2024 me kohën e drekës të shtunën në varrezat e Landovicës. E pamja organizohet në rrugën Tranzit afër TEA-së, duke filluar nga e e shtuna. Muharremi në jetë  njihet si një personalit i urtë i sjlelllshëm dhe  një shok e mik i mirë  për secilin .Landovicasit  nu e harrojnë  asnjëherë  buzëqeshjen e Muharremit i njohuar  nw  fshat si Hema/www.QendraPress.com/