Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së Hidaj BERISHA

Kryetari i OVL e UÇK – së dega në Prizren Isa Berisha, sot ka bërë të ditur se u shua edhe një veteran i UÇK-së. Ai shkruan’’ Sot morëm edhe një lajm të hidhur. Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Hidaj Berisha, pjesëtar i familjes së Heroit Xhemail Berisha.
Varrimi i të ndjerit bëhet më 19.05.2026, në ora 13:00, në varrezat e lagjes Arbana në Prizren.
Lavdi jetës dhe veprës së veteranit Hidaj Berisha!’’/QendraPress/