Kërkohet një i dyshuar për “Lëndim të rendë trupor’

Zëdhënësi i policisë rajonale  Vesel Gashi, njofton se Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Lëndim I rënde trupor” që ka ndodhur me datën 07/06/2023 rreth orës 20:15 në rrugën ‘’Hadi Kantarxhiu ‘’-në Prizren. I dyshuari ka sulmuar të dëmtuarin te mitur me ç ’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarit mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tij. Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim të dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e te dyshuarit. Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Suharekë , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë