Kërkojmë nga Kryetari i ri ta ketë parasysh gjendjen dhe aktivitet e’’ Handikos’’ Prizren- Shkruan ;Merita Shala,drejtoreshë ekzekutive ne ‘’Handikos’’

0

      Data, 3.12.2021 ” Dita Ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuar “. E filluam këtë ditë me aktivitetin e mbjellës së pishave, kjo gjë do të simbolizojë një risi për neve dhe punën tonë. Pastaj vazhduam me një drekë diskutimi me anëtarët e Handikos Prizren. Të jesh me aftësi të kufizuar është një sfidë e madhe jetësore , por të jesh me aftësi të kufizuar në Kosovë është një sfidë e dyfishtë. Kaluan dy dekada nga lufta dhe ende gjendje e personave me aftësi të kufizuar s’ka ndryshuar. Personave me aftësi të kufizuar çdo ditë e më shumë po ju rëndohet gjendja dhe pa mundësitë në gjithëpërfshirje. Sot më shumë se kurrë duam ta ngrehim zërin për të gjithë ata që po e kanë të vështirë të na dëgjojnë. Ndonëse na patën premtuar shumë gjëra , gati asnjëra nga premtimet s’u realizua. Gjatë këtyre viteve ne kemi bërë shumë përpjekje për të mbijetuar, por është shumë vështirë për të vazhduar në këtë mënyrë. Përveç mos realizimit të premtimeve pushtetarët e kaluar na morën zyrën që gjendet në rr “Zahir Pajaziti” , ajo është zyre historike, sepse në të kanë punuar dhe vepruar që nga pas lufta aktivistët e Handikos Prizren. E pushtetarët e kaluar e morë për t’ju dhënë pa e ditur as ata vet se kujt. Kërkojmë nga Kryetari i ri ta ketë parasysh gjendjen dhe aktivitet e Handikos Prizren. Kryetari duhet t’i mbajë premtimet duke na rikthyer zyren ku padrejtësisht na morën, zyre ajo që ka shërbyer për nevojat e 2023 anëtarëve me aftësi të kufizuar. Çështje tjetër është përkrahja nga ana e Komunës së Prizrenit për të na shtyrë në vijën buxhetore. Ne jemi Organizata më e madhe e aftësisë së kufizuar në Regjionin e Prizrenit, e liçensuar me udhëzimin e ri administrativ dhe po e kemi të vështirë të mbijetojmë me projekte e subvencione 6, apo 3 mujore, viti i ka 12 muaj qe njerëzit nga ne kërkojnë shërbime e përkrahje , ata s’na pyesin a keni burime . Por kërkojnë nga ne shërbime adekuate. Ne jemi adresa kryesore ku i drejtojnë të gjithë njerëzit me nevoja të ndryshme. Andaj të gjithë asamblistët duhet ta qesin në propozim dhe ta votojnë që Handikos Prizren të hyjë në vijë buxhetore të Komunës së Prizrenit , ashtu siq e praktikojnë edhe komunat tjera. Në këtë ditë të veçantë duam ta ngrehim zërin edhe për fëmijët me aftësi të kufizuar , engjëjt tanë , edhe mbi ata po ushtrohet pa drejtësi duke mos ju ofruar mbështetje adekuate në mësimin gjithëpërfshirës, e aq më shumë ku disa raste po i inkuadrojnë në Qendrën Burimore, apo në Klasë të Bashkangjitur. Kjo gjë është e pa pranueshme për ne . Çdo fëmijë pa marrë parasysh ka të drejtë të shoqërohet dhe të mësojë në shkollë . Hallet dhe kërkesat e personave me aftësi të kufizuar janë të shumta, ndoshta ndonjëherë edhe dikush i kupton por për t’i përkrahur është shumë e vështirë gjer me tash. Urojmë që gjërat do të ndryshojnë edhe për ne, e kauzën për të cilën po lobojmë ./www.qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *