Komuna e Prizrenit, fton qytetarët për pagesen e këstit të parë të Ttimit në pronë

Të nderuar tatimpagues,

Afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më 30 Qershor 2026.

Pagesa me kohë ju shmang:

• Gjobën prej 10% të këstit të parë.

• Interesin prej 0.65% në muaj për vonesat.

Nëse keni detyrime të papaguara, mund të lidhni kontratë për pagesë me këste duke vizituar zyrën e tatimit në pronë në Prizren.

Mos pagesa e tatimit mund të çojë në masa të mbledhjes së detyrueshme, duke përfshirë pezullimin e shërbimeve komunale dhe bllokimin e llogarive bankare.

Ku mund të paguani?

• Me e-banking ose në sportelet e bankave të licencuara

• Në Zyrën Postare apo institucione financiare të autorizuara

• Përmes platformës elektronike e-Kosova

• Nëse nuk jetoni në Kosovë, shfrytëzoni alternativa të tjera të pagesës

Mos e lini për ditën e fundit – evitoni shpenzimet shtesë!