Komuna e Prizrenit investon dy milion e gjysmë euro në ujësjellsin e  Zhurit.

     Sot,kryetari i komunës së Prizrenit  Shaqir Totaj,i bashkëshoqëruar me nënkryetarin Kujtim Gashi dhe  drejtorin e Shërbimev Publike  Islam Ukimeri dhe kabineti i kryetarit, morrën pjesë në promovimin e projektit për furnizim me ujë të pijshëm 24 orë në  fshatin Zhur. Me këtë rast  kryetari Totaj, duke përuruar kroin  e ujësellësit të ri  tha se  komuna e Prizrenit tashmë ka bërë investime   për ujin e pijshëm në fshatin Zhur, Ku punimet  kryesore kanë përfshirë ndërtimin dhe instalimin e një rrjeti të ri të ujësellësit, duke vendosur 42 mijë e 500 metra gypa polietileni me diametra të ndryshëm si dhe mbi 1400 ujëmatës  së bashku me pusetat  jashtë pronave  private , Kjo është bërë për faktin se uji është  vetë jeta tha  i pari i komunës sot në  Zhur

Drejtori Islam Ukimeri tha s e ky inestim në fshatin Zhur që  ka  qëllim  për kushte sa më të mira për jetë e ku kemi bërë investim komuna e Prirenit me marrëveshje  me Hidroregjion   jugor e që  investimet e komunës  kapin   vlerën prej  dy milion e gjysmë  euro. Kështu  tashmë kemi  kryer   nevojën elemtare  për ujin e pijes në Zhur, e po kështu  njejtë  do  të  vendosim ujëmatës  në pronat publike  edhe në fshatrat rreth Zhurit  që  edher në ato fshatra të kete  ujë të pijes dhe mirëqenje më të mirë  për ata banorë tha  drejtori Ukimeri.

Ne emër të strukturave  politike dhe si banëorë I fshatit zhur edhe I riu Xhafer Hoxhaj  me këtë rast ka falenderuar komunën e Prizrenit  për  këtë investim dhe tashmë  njërin nga  problmet që  e ka pasur me dekada  Zhuri, qeveria Totaj e  ka  kryer tha ai.

Tashmë  banorët e  fshatit Zhiur  janë shumë të kënaqur  sepse furnizimi me ujë të pjes  është i mjaftueshëm dhe me shtypje  shumë   të fortë , Sepse banorët e këtij fshati  tash e dy dekada e kanë pasur këtë  problem  funizimin e me ujë të pijesë ,Andaj, ata thonë se tash  kjo padyshim se ka rritë  mirëqenin e banorëve. /QendraPress/