Kontroll i gjerë në disa lokacione në kryeqytet, Policia konfirmon aksionin “Brezovica 6” 

                            Policia e Kosovës është duke kryer një aksion të gjerë në disa lokacione në kryeqytet.Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se ky aksion është  vazhdimësi e hetimeve në rastin “Brezovica”.Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani tha për Reporteri.net se detajet lidhur me aksionin do të bëhen të ditura pas përfundimit të tij.“Policia e Kosovës, konfirmon se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka vazhduar realizimin e operacionit policor “Brezovica 6”, ku informacionet dhe detajet rreth këtij operacioni, do të bëhen të ditura pas përfundimit”, tha Kelani.Lidhur me rastin e njohur si “Brezovica” deri më tani janë prangosur 30 persona, përfshirë këtyre zyrtarë të lartë të shtetit në lidhje me ndërtimet e mbi 500 vilave e hoteleve në zonën e mbrojtur të maleve.