Krasniqi: Më 5 gusht do të jetë dueli i shekullit në trojet shqiptare

                       Boksieri Robin Krasniqi ka bërë thirrje që të blihen sa më shumë bileta për duelin e tij me Nadjib Mohammedi. Ai, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se ky do të jetë dueli i shekullit në trojet shqiptare.“Asnjëherë më parë në Kosovë, Shqipëri apo kudo në trojet shqiptare duel më të madh nuk kemi pasur, andaj siguroni biletat tuaja që tani për këtë luftë të zjarrtë që do të zhvillohet me 5 gusht 2023 në stadiumin Fadil Vokrri”, ka thënë Krasniqi Kjo luftë 12 raundshe është e vlefshme për titullin WBC SILVER në kategorinë gjysmë të rëndë.