Krasniqi shtoi se kjo që është duke ndodhur me Qeverinë Kurti në lidhje me aferat korruptive e kriminale, është përtej çdo parashikimi

                        Profesori universitar, Milazim Krasniqi, në një prononcim për Ekonomia Online, duke folur për skandalin për menaxhimin e rezervave shtetërore në të cilën është implikuar Ministria e Industrisë dhe Ndërmarrësisë, tha se është i habitur se si rezervat shtetërore i janë besuar që të menaxhohen nga një person privat, duke iu referuar Ridvan Muharremit.Sipas Krasniqit, nga hetimet që kanë filluar për këtë rast në fund mund të del që e gjithë kjo afër, sipas tij, korruptive, t’i prek edhe majat më të larta të Qeverisë.Krasniqi shtoi se kjo që është duke ndodhur me Qeverinë Kurti në lidhje me aferat korruptive e kriminale, është përtej çdo parashikimi, pasi sipas tij, edhe ata që kanë pasur dyshime për këtë Qeveri nuk kanë besuar që do të ketë aq shumë afera korruptive.

“Kjo që po ndodhë me aferat korruptive dhe kriminale të qeverisë Kurti është përtej çdo parashikimi, pra edhe ata që kanë qenë ma dyshimtarët nda saj nuk kanë mundur të besojnë që do të ketë kaq shumë afera korruptive dhe kaq shumë keq qeverisej. Po të shikoni vetëm shkurt për shembull afera e tmerrshme me Martin Berishajn edhe me krimin në energjetik, pastaj me Nagip Krasniqin, Besnik Mujecin me një kontrabandë të tmerrshme me doza të drogës dhe deri te kjo që në fakt sekretet shtetërore, siç janë rezervat shtetërore janë menaxhura përmes një personi privat”, tha ai.Njohësi i çështje politike ne vend, tha se Ridvan Muharremi, i cili është arrestuar të premten nën dyshimet për keqpërdorime të rezervave shtetërore të Kosovës, ka lidhje miqësore e biznesore me kryeministrin Kurti dhe zyrtarët qeveritarë.Sipas tij,  ka rrezik që deri në fund të hetimeve të këtij rasti, në këtë aferë janë të përzier edhe majat më të larta të Qeverisë. “Normalisht ky person privat ka lidhej miqësore, biznesore me kryeministrin dhe zyrtarët qeveritarë kjo e bënë edhe më të hidhur gjithë aferën lidhur me rezervat shtetërore dhe me keqmenaxhimin e tyre. Por shija mbetet me e hidhur për faktin që lidhja direkete, e Ridvan Muharremit është direkete me kryeministrin dhe me zyrtarët e lartë të qeverisë gjë që besoj që gjatë hetimeve do të ekspilokohet deri në fund dhe ka rrezik që thjesht kemi të bëjmë më një aferë që prek deri në majat e Qeverisë”, tha ai.Profesori Krasniqi pati kritika për Qeverinë edhe për sulmet që sipas tij, ajo është duke i bërë prokurorisë dhe gjyqësorit.Këto sulme sipas tij, janë duke u bërë pasi Qeveria është në siklet të madh, ai shtoi, se për këtë arsye po bëhet frikësimi i drejtësisë, por edhe i medieve për ta ndalur siç thotë ai ortekun e korrupsionit dhe keqqeverisjes që ka shkuar përtej çdo parashikimi.“Sulmet ndaj Prokurorisë edhe ndaj gjyqësorit janë permanente nga Qeveria Kurti dhe janë përpjekje flagrante për të ndërhyre ne sistemin e drejtësisë . Ndërsa sistemin e drejtësisë është pushtet i pavarur dhe në asnjë rast në një vend demokratik nuk lejohet që qeveritarët të sulmojnë në mënyrë kaq të ashpër gjyqësorin, por këta janë siç duket në siklet të madh dhe po tentojnë që përmes frikësimit të gjyqësorit, por edhe të mediave disi ta ndalin këtë ortekun e korrupsionit dhe keq qeverisjes që ka shkuar përtej çdo parashikimi”, tha ai për EO.