Kryetari Shaqir Totaj priti në takim dy zyrtarë të Komunës së Stambollit

                                   Kryetari Shaqir Totaj priti në takim dy zyrtarë të Komunës së Stambollit, Deniz Bido, specialiste e programimit dhe përmbajtjes së ngjarjeve kulturore dhe Mehmet Uras Yiğit, përgjegjës i departamentit të turizmit, me të cilët, diskutoi për hapjen e portave të bashkëpunimit, sidomos në fushën e turizmit, kulturës e sportit në kuadër të Rrjetit Ballkanik të Qyteteve “B40”.

Sivjet, Prizreni u përfaqësua në Stamboll nga zyrtarë të Komunës, me ç’rast ishte një mundësi për promovimin e dialogut mes qyteteve tona, miqësisë mes njerëzve tanë dhe të së ardhmes së rajonit. Është punuar me vendosmëri dhe entuziazëm që me kontributin e Komunës së Prizrenit të forcohet më tej bashkëpunimi.

Çdo përpjekje që do të bëhet në kuadër të Rrjetit Ballkanik të Qyteteve “B40” do të jetë një investim i rëndësishëm për Prizrenin dhe një shërbim i rëndësishëm për qytetarët e tij.