Kryetari Totaj nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Kosovës për stadiumin Zhurit

                 Sot, një mjediset e Shtëpisë së bardhë në Prizren kryetari i komës së Prizrenit Shaqir Totaj nënshkroi memorandum Bashkëpunimin me përfaqësuesin e Federatës së Futbollit të Kosovës me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të kësaj federata z. Mirsad Qollakun, Në këtë takim mori pjesë edhe nënkryetari i komunës së Prizrenit Kujtim Gashi si dhe drejtori i Kulturës Rinisë dhe Sportit Adem Morina, Pas nënshkrimit kryetari i komunës Shaqir Totaj për media u deklarua se sot është një ditë e rëndësishme për Prizrenin sepse kemi arritur një marrëveshje shumë të rëndësishme për stadiumin e Zhurit, Kjo do të ndihmojë zhvillimin e Futbollit tha kryetari Totaj. Anëtari i Komitetit të Federatës së Futbollit të Kosovës Mirsad Qollaku me këtë rast tha se ne falënderojmë kryetarin Totaj dhe drejtorin Morina që kemi gjetur mundësi bashkëpunimi. Federata do të jete bartës kryesore e fushës së Zhurit me 51 për qind, Tani më jemi duke punuar edhe në fushën e Gjonajve,  Kështu tashmë komuna e Prizrenit do të ketë dy stadiume për të ndihmuar sportin e futbollit në Has dhe në Zhur.