Kryetari Totaj, priti bjeshkatarin gjerman Moritz Reme dhe alpinistin Diar Selimi.

Me kënaqësi prita bjeshkatarin gjerman Moritz Reme dhe alpinistin Diar Selimi, të cilët prezantuan idenë për zhvillimin e një qendre rekreative për ngjitje bouldering dhe ngjitje sportive me litarë, ku do të organizohen edhe trajnime të ndryshme.
Projekti parashihet të realizohet në faza dhe ka potencial të madh, veçanërisht për shkak të qasjes së drejtpërdrejtë në Parkun Nacional.
Qëllimi është që Prizreni të krijojë një pikë të njohur për ngjitje sportive dhe aktivitete malore, duke i dhënë një dimension të ri turizmit dhe rekreacionit në qytetin tonë.
Komuna e Prizrenit do ta mbështesë këtë nismë në kuadër të kompetencave dhe mundësive që disponon. /QendraPress/