Kthehet në punën e mohuar inspektori i Komunës së Prizrenit Bashkim Krasniqi

Pas disa seancave gjyqësore  kthehet në punën e mohuar inspektori i Komunës së Prizrenit Bashkim Krasniqi . Me këtë Avokat Gent Gjini dhe Blend Gjini kanë publikuar një shkrim dhe e kanë dërguar në redaksinë e ‘’QëndraPress’’-it  ku mes tjerash në lirete  shkruajnë

  Pas shumë betejave ligjore në ballafaqimet me disa nga aktakuzat e pabaza, të pambështetura, e te cilat mund te themi se kane qene faktori qe Bashkim Krasniqi, nga inspektori i dalluar i ndërtimit te komunës se Prizrenit, të etiketohet ne publik, në opinion, si person i akuzuar dhe  aq më tepër situatës te aktit të pezullimit të punës se tij si inspektor, nga Komuna e Prizrenit të themi në mënyrën më të padrejtë dhe më kundërligjore, sepse po të ngresh paralele lehtë mund t’a shikosh se në Komunën e Prizrenit ke shume drejtor qe kanë aktakuza, dhe ende ushtrojnë pozitat publike dhe ndaj tyre nuk zbatohet suspendimi si në rastin e inspektorit Bashkim Krasniqi, dhe shume inspektoreve te tjerë, më në fund betejat ligjore dhe intrigat e Komunës së Prizrenit, kanë përfunduar në favor të së drejtës së vërtet për inspektorin Bashkim Krasniqi, kjo si për t’u kthyer në vendin e punës si inspektor i ndërtimit në Komunën e Prizrenit dhe pastrimit të figurës së tij te degraduar padrejtësisht nga ana komunës.

Andaj    

Urime për kthimin e mohuar në vendin e punës të mëparshme inspektor i ndërtimit ne Komunën e Prizrenit  z.Bashkim Krasniqi. U dëshmua që pas fitoreve gjyqësore dinjiteti i juaj profesional dhe ai i personalitetit tuaj njerëzor është i pakontestueshëm.’’ kanë shkruar Avokat Gent Gjini dhe Blend Gjini /qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.