Kuvendi miraton projektligjin për Dhomat e Specializuara, miraton tri marrëveshje ndërkombëtare me BE-në dhe takoben per presidentin

             Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Projektligji ishte pika e parë e rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme. Para shqyrtimit në seancë plenare, Projektligji u përkrah në parim unanimisht nga Komisioni për Legjislacion. Nisma për ndryshimin e ligjit është dorëzuar nga Partia Demokratike e Kosovës më 21 shtator, ndërsa Qeveria më 2 tetor dha opinionin se nuk ka pengesa ligjore për procedimin e tij në Kuvend.

Organizatori i protestave të përnatshme në shesh, Çlirim Haziri tha se deputetët “nuk do të mund të dalin” nga Kuvendi pa e miratuar përfundimisht projektligjin për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, ka miratuar tri projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve financiare me Bashkimin Evropian. projektligjin për ratifikimin e amendamentit nr. 1 të marrëveshjes financiare për programin IPA 2021. Edhe marrëveshjet e tjera do të mundësojnë kontraktimin dhe shfrytëzimin e 55.7 milionë eurove mbështetje nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në seancën e jashtëzakonshme, ka thënë se do ta mbështesin këtë nismë të PDK-së, mirëpo ai kërkoi që menjëherë pas kësaj të votohet edhe presidenti,andaj  janë paralajmeruar edhe  takime mes Kurtit dhe Bedri Hamzës për  ditën e sotme.