Letër Kryeministrit të Shqipërisë! ,-Shkruan ;Hisen BERISHA , deputet i Parlamentit të Kosovës

                        Zotri Kryeministër, në pamundësi tiu takoj drejtpërdrejtë, si ligjvënës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si ish ushtarak i UÇK në luftë për çlirim dhe si ish ushtarak i Forcës së Kosovs në paqe, për ndërtimin e kapaciteteve ushtarake për sistenin e mbrojtjes dhe sigurisë, ju drejtohem me thirrjen e sinqertë: “ruajeni popullin shqiptarë nga vrasja me nacionalizëm e drogë, nga Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij e krimit”! Pas zgjedhjeve të Tetorit 2019, kur doli parti e parë por jo me përqindje të pavarur, kisha paralajmëruar atë që vënin në pah mediat, se burimi i financimit është i dyshimtë dhe e ndërlidhte me eksponent të terrorizmit ndërkombëtar (siç flasin dëshmitë në fotografi me Osman Atalajn, baskëpunëtor i liderit të Ajkaidës, deri sa mbante konferenca ndërkombëtare kundër terrorizmit amerikan, pas eliminimit të Binladenit), magnatëve mafioz rus që kishin pushtuar adriatikun me jahtët e tyre të kontrabandes së liderit të tyre Putin, përflitet po ashtu se në qeverinë e parë Kurti1, u lirua nga banka e Kosovës garancioni bankar i kompanisë punëkryese të “rrugës së kombit” me përfitim të nje përqindjeje për financimin e LVV kur ministër i financave ishte Besnik Bislimi, financuesve të pavarur ku hyjnë kategori të pa filtruara në aspektin e sigurisë. Fakti se laboratori i drogës e karakterizon pikërisht ketë qeveri dhe anëtarët e kabinetit qeveritar Kurti, përkatësisht Ministres së drejtësisë Haxhiu, si dhe qënia e tyre në listën e donatorëve të partisë LVV, tregon për financinin nga krimi i këtij ekipi dhe rritjen e tyre patolpgjike elektorale. Prandaj si shtet e qeveri me ingirenca në sigurinë ndërkombëtare, duke qenë edhe shtet anëtar i NATO dhe infrstrukturës së sigurisë ndërkpmbëtare, ju takon të veproni në mbrojtjen e popullit shqiptarë nga vradësit me drogë e plotika që cënojnë qënien tonë kombëtare! Me ketë plotësojmë edhe pritjen e partnerëve strategjik dhe NATO për luftimin e kërcënimeve dhr rreziqeve me karkter transnacional si ç është janë aferat aktuale të qeverisë sonë. Nga po i njëjti mekanizëm qeveritarë u vodhen energjia, rezervat e shtetit, dhe po vidhen miliona secilën ditë, por askush nuk do të mund të besonte se një qeveri e zgjedhur nga populli prodhon drogë për të vrarë popullin. Mendimi i ekspertëve të droga të tilla laboratorike sintetike, flasin për pasojat mjaftë të rënda që lënë drogat sintetike dhe se janë droga që shkaktojnë vdekje masive, probleme e halucinacione dhe shëndet mendor. Sot, fenomeni i shpërndarjes dhe përdorimit të drogave godet rininë në Kosëve përkatësisht shkollarët e mesem e universitar./www.qendrapress.com/