Liria në ligën e parë. “Mirë u pafshim përsëri”-Shkruan: Durak Thaçi

                     Pas humbjes në Prizren nga Feronikeli 74 me rezultat 0:2 edhe matematikisht KF.Liria ka rënë nga superliga në ligën e parë. Në edicionin e ardhshëm Liria do të jetë në një rang më të ultë garash .Por. dilema që mbetet dhe që është reale është pikëpyetja e madhe a mundë të këndellet KF “Liria”, që të rikthehet në superligë.

Në mejdanet sportive është një thënie ”mirë u pafshim përsëri”.

Por ku dhe nga kush të kërkohet përgjegjësi për gjendjen e krijuar nga menagjmenti aktual apo nga institucionet lokale.

Është shumë e thjeshtë, duhet të japin dorëheqje të gjithë ata që kanë udhëheq me klubin futbollistik Liria,kurse pronari aktual të marr një biletë jokthyese dhe të shkojë nga ka dardhë.

Me siguri edhe kësaj radhe është dëmtuar nga gjyqtarët KF “Liria”. Një fajtor duhet?…

Si mund quhet turpi ndryshe, nga ata që e kanë sjellë në këtë gjendje skuadrën më me nam në futbollin kosovar pos turpi ka emër!

Dhe ai emër dihet botërisht!…