Me ceremoni zyrtare bëhet pranim -dorëzimi i detyrës së kryetarit të komunës së Prizrenit nga Mytaher Haskuka te Shaqir Totaj.

0

         Kryetari i derisotëm i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot, në mënyrë ceremoniale në praninë e medieve dhe shumë përfaqësuesve të tjerë bëri dorëzimin e detyrës së kryetarit të komës deri tek kryetari fitues i zgjedhjeve të fundit Shaqir Totaj. Me këtë rast Haskuka i ka uruar Totajn punë të mbarë në detyrën e re, duke i kërkuar që të vazhdojnë projektet e nisura nga Ekzekutivi në detyrë .Ai me këtë rast ka falënderuar edhe drejtorët e ekzekutivit të tij për siç ka thënë ai punën dhe përkushtimin që kanë bërë në këtë katër vite të qeverisjes lokale, Kurse kryetarit aktual Totaj i ka uruar punë të mbarë dhe tha se drejtorët e deritashëm do ti dorëzojnë drejtorëve të ardhshëm të gjitha dosjet e projekteve të nisura dhe do të japin edhe planifikimet e tyre të mbetura pa kryer, Kurse ai tha se besojmë se kjo tregon se ne do të ndihmojmë zhvillimi e komunës. Tha Haskuka duke i uruar detyrën Shaqir Totajt., Inserte Derisa kryetari Shaqir Totaj në këtë ceremoni zyrtare falënderoi kryetarin Haskuka për punën e kryer ,sepse di se nuk është lehte të udhëhiqet një qytet siç është Prizreni, Mirëpo, ai me këtë rast ka premtuar rritje të transparencë si dhe ka potencuar se do të japim gjithë ,undin e dijen tonë për të mirën e qytetit, Ashtu edhe siç kemi premtuar dhe besojmë se bashkërisht edhe do ta ndërtojmë vizionin tonë të shprehur deri në këtë fitore. Pas përcjelljes zyrtare që iu bë ish kryetarit Haskuka edhe njëherë kryetari Totaj para mediave ka deklaruar se do ët jemi në shërbim të qytetarëve për tët rritur shërbimet më të mira, transparencën më të madhe e mbi të gjitha edhe mirëqenien e këtyre banorëve. Që nga dita e nesërme ai tha se mund të ju përgjigjemi të gjitha pyetjeve të medieve e pse jo edhe të qytetarëve, Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të rinj të kuvendit komunal si dhe ish drejtorë të ekzekutivit të qeverisës së shkaktuar./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *