Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, sot pritet të zhvillojë një vizitë në Kosovë.

0

Para nisjes, Dendias ka biseduar me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan Reporteri.net.“Në një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE M. Lajcak, ne diskutuam zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor.”, shkroi Dendias në Twitter mbrëmë.Dendias në Prishtinë pritet të takohet me shefen e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schëarz.Më pas, Dendias do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe do të takohet edhe me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.Në fund të agjendës është paraparë edhe takimi me kryeministrin kosovar, Albin Kurti.Kujtojmë se Greqia është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, teksa para disa ditësh Ministra e Jashtme deklaroi se qëndrimi i shtetit grek karshi Kosovës, mbetet i pandryshueshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *