Ministria e Tregtisë jep 3.65 milionë euro grante për tri skema për bizneset e vogla dhe të mesme

0

                          Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) njofton se ka lansuar tri grante për përkrahje të bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme.Gjatë një konferencë për medie, ministrja Rozeta Hajdari theksoi se qëllimi i këtyre granteve që kapin shumën prej 3.65 milionë euro është për krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e eksporteve.“Për sa i përket granteve, MINT ka ndarë grante në vlerë prej 3 milionë e 650 mijë euro për tri grant-skemave. Përmes këtyre kemi për qëllim të përkrahim veprimtarinë e sektorëve që kanë ndikim në krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik, duke fuqizuar në këtë rast sektorin privat, përmes ndërmarrjeve mikro dhe të vogla”, tha Hajdari, përcjell Telegrafi.Sipas saj, ndërmarrjet prodhuese, përpunuese dhe të eksportit janë fushë-veprimtaritë që do tëpërkrahen.“Fushë-veprimtarinë që do të përkrahen janë ato prodhuese, përpunuese dhe të eksportit. Ndërmarrjet në sektorin privat të tekstilit, produkteve të plastikës, ndërmarrjet në sektorin e prodhimit dhe sektorët e tjerë shërbyes”, u shpreh ajo.

Hajdari tha se bizneset start-up gjithashtu do të përkrahen.

“Ne do të përkrahim edhe bizneset fillestare, ato start-up, të themeluar në tre muaj apo tre vite”, u shpreh Hajdari.Ajo tha se rritja e punësimit të grave dhe personave me nevoja të veçanta është kriter për të gjitha kategoritë për këto tri grant-skema.

Në fund, Hajdari ka njoftuar se për aplikim duhet të kyçen në platformën e-Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *