Moti për 5 ditët e ardhshme, bëhet thirrje që të përdorni çadër ose syze dielli dhe të pini ujë shpesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë.Temperaturat do të shkojnë deri në 37 gradë Celsius.Për shkak të vapës, IHMK rekomandon personat që kanë sëmundje kronike që nga ora 10:00 deri në ora 17:00, ta kufizojnë lëvizjen. “Meqë indeksi UV do të jetë shum i lartë ,rekomandohet që të kufizohemi sa më shum nga rrezet e diellit,nga ora 10- 17,sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension , diabetikët, asmatikët etje, të bartim syze mbrojtese nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta,krema adekuate për mbrojtjen e lëkurës, pastaj të pijmë ujë sa më shpesh, jo lëngje të gazuara etj”, thuhet në njoftim.

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:

E hëne- Mot me diell dhe pjeserishtë i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 31gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.E marte- Mot kryesisht me diell . Në fushat termike do të ketë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve për 1-2 gradë Celsius.Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

E merkurë. Mot kryesisht me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në të dy vlerat ekstremale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE