Nata e dytë e ‘’Panairit të Librit Prizreni 2026’’ i begatuar me shumë tituj e prezatohen emra të nderuar historian ; prof Kabashi e leksikograf  prof Mullafetahu

                Nata e dytë e ‘’Panairit të  librit Prizreni 2026’’,  pati së pari një numër të madh vizitoresh dhe  lexues të  librit të  cilët edhe patën mundësi të  blejnë libra  jo vetëm në Gjuhën Shqipe , por edhe në Gjuhën Turke e Boshnjake. Kurse nata e dytë   pastaj  vazhdoi me promovimet  letrare nnë udhëheqjen e Ditar Kabashit . Në pjesën e parë të mbrëmjes, me historianin Shasivar Kabashi, u diskutua rreth temës “Shqiptarët përballë modernitetit”, duke trajtuar sfidat historike dhe shoqërore të shqiptarëve në proceset e modernizimit.  Për cka  autori me këtë rast  u përqëndrua  për fillet e modenitetit sidomos në  Stamboll dhe qendra tjera të kohës.

Inserte

Në pjesën e dytë, me profesorin e Gjuhës  Angleze  Agim Mullafetahu,  u bisedua rreth temës “Hartimi i fjalorëve idiomatikë mes shqipes dhe anglishtes”, një diskutim që vuri në pah rëndësinë e leksikografisë dhe të ruajtjes së pasurisë gjuhësore. Për  ëak  udhëheqësi I këtij programi Ditar  Kabashi  pohoi leksikografi, prof. Agim Mullafetahu, tashmë me  fjalorët idiomatikë e frazeologjikë  shqip-anglisht dhe anglisht-shqip janë margaritarë që pasurojnë gjuhën shqipe. Me sqarimet e thukëta, ilustrime të shumta, dhe sinonimet e begatshme, veprat këto  shënojnë përparim në leksikografinë tonë

Me një fjalë rasti dhe një rezyme të veprës para të pranishmëve u paraqit edhe prof. dr. Sermine Kazazi Turtulla.