Në 100 Vjetorin e lindjes u përkujtua me promovime vaprash atdhetari Hamëz Asllani

Në mjediset e Qendrës ‘’Evropa’’ sot , u përkujta 100 Vjetori I lindjes së atdhetarit të ,madh të çështjes atdhetare Hamëz Asllani dhe post mortum familja ia përuroi dy vepra të këtij Atdhetari. Në pranin e shumë mysafirëve siq ishte kryetari i komunës së Therandës Bali Muharremi, ish kryetari i Prizrenit Kadri Kryeziu dhe ai i Malishëës Ragip Begaj ,profesorë. Mjekë e inteltualë dhe shumë mysafirë të tjerë, për biografinë e atdhetarit foli Qazim Thaçi i cila tha se
‘’Prof. Hamëz Asllani u lind në fshatin Kasterc të komunës Therandës ish (Suharekës) me 21 Maj 1926 në një familje tregtare.). Mësimit dhe dijese nuk ju nda asnjëhere duke diplomuar në Univrsitetin e Prishtinës, Fakultetin Filozofik, drejtimi Historisë në vitin 1980. Ishte pjesëmarrës aktiv në Luftën e Dytë Botrore me 1944/1945. Në arsim ka punuar 33 vjetnë snhumë fsjhtra të Suharekës Në vitin e ri shkollor 1966/67 u pranua në kolektivin e shkollës fillore “17 Nëntori” në Prizren ku punoi deri në vitin 1981. Gjatë punës 33 vjeçare krahas arsimit ka qenë i angazhuar në kryerjen e një varg funksionesh politiko–shoqërore në nivel të Komunës dhe rrethit por ,pa e lëshuar kurrë ditarin nga dora, pra ato aktivitete ishin Pas disa burgosjeve Burgosja ndodhi sërish në vitin 1985 si edhe denimi me 3 vjet burg. Edhe pse largohet nga arsimi, është angazhuar me vrull të plotë në të gjitha aktivitet e rrjedhave të kohës që iu imponuna popullit të Kosovës si dhe nuk ndaloi së shkruari në lëmin letrare e shkencore, punime këto që u botuan por disa mbetën në dorëshkrim, siç janë: monografi, poezi, harta, drama etj. Me vemendje dhe përkushtim përcolli rrjedhat politiko-shoqërore edhe pse vazhdimisht ishte në observim të regjimit dhe kolaboracionistve. Në vitin 1990 morri pjesë në themelimin e Këshillit per Pajtim te gjaqeve-Dega në Prizren si dhe Keshilln per kthimin-riatdhesimin e shqiptarve te shpërngulur nga trojet etnike-Dega për Prizren, ku edhe ishte anëtar i Kryesive të këtyre asociacioneve. Pas konstituimit të Këshillit për Financa-Dega në Prizren, në kërkesë të Kryesisë, u angazhua në disa nëndegë që kishin ngecje në përmbushje të obligimeve. Gjatë Luftes së UÇK-së, në periudhen qershor 1998 deri në mars 1999, u angazhua në sigurimin e të mirave materiale të cilat i dërgonte në zonat e luftës përmes Logjistikës së Prizrenit.
Për veprat e promovuar sot ka folur botuesi Bereat Batiu I cili u përqndruar rreth librit
Monografia e Fshatit Kabash- Guri shkypës” -1996; “Shqipëria Etnike-Historiografia e trojeve tona “ 1995-2001
Kurse për jetën e Prof Hamëz Asllanit folën edhe prof Abib Ahmeti,dhe ish nxënësi I tij I gjallë Avdullah Krasniqi në moshën 90 vjeqare si dhe Jemin Bytyçi
Pak kujtime evokoi edhe e mbesa e atdhetarit Hamëz Asllani, Dëbora Asllani, përderisa I biri I tij Agim Asllani falendroi gjithë të pranishmit.
Atdhetari Hamëz Jashari ka ka botuar e lënë shumë vepra ne po veqojmë
Praktikum Pedagogjik 1975-1979 “Çështja nacionale shqiptare në dritën marksiste-leniniste nëpërmjet praktikës Jugosllave”-1982 Kujtime nga burgu 1987 “Ilira” Dramë 1987 “Pas Vdekjes” Dramë -1987 Ditar, 1991 “Luftërat Botërore”-2009 “Mohimi-Ti themi ndal tradhtisë” 2010./QendraPress/

