Në festën e madhe të  28 Nëntorit, heroi i lirisë, Agim Shala i rikthehet në bronz Prizrenit

   Se  lirinë e Kosovës  e kanë dashur  shumë atdhetar, më shumë se jetën e  tyre  është  një shembull konkret në mesin e mijëra  tjerëve  Heroi i kombit Agim Shala ,nga  Jeshkova e Prizrenit, Djaloshi që kishte  arritur të kishte punë të mirë në diasporën  dhe pa dyshim jetë të mirë,Por  me të  thirrë kushtrimi i atdheut  ai ishte ndër të parët që e la  atë luks  në  Evropë dhe iu përgjigj  thirrjes së atdheut Agim Shala u lind me 18.09.1975 në Fshatin Jeshkovë të qytetit të Prizrenit. Gjatë viteve 90-ta emigroi në Itali, por u kthye në Kosovë për t’ju bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ishte Luftëtar dhe Komandant i Njësisë Speciale pranë shtabit të UÇK-së në Jeshkovë .Ata që e patën rastin e fatin të  jen në luftë më  Agimin e provuan se sa i madh ishte në vizion e sa trim  ishte në jetë  për lirinë e Kosovës. Ai padyshim ishte  një strateg që  diti  të  jep kurajonte  luftës  duke  u martuar në luftë dhe me luftën. Pas betejave shumë të suksesshëm  dhe  trimërive  që rrallë mbahen mend ai ra dëshmor gjatë luftimeve të ashpra në betejën e Jeshkovës, me 3.09.1998, së bashku me babain e tij, Avdi Shalën. Kjo tregon se  familja e tij  dhe ai ishin zot të kësaj toke që  mos të shuhet dashuria për Kosovë.

Me 28 nëntor 2012 u shpall “Hero i Kosovës” nga Presidentja Atifete Jahjaga. Ndërsa, me 16 shkurt 2016 familja e tij u nderua po nga presidentja Atifete Jahjaga me Urdhrin e Lirisë.

Për nderuar figurën madhore  të  heroi Agim Shala të organizohen edhe Marshi i lirisë  në  kujtim të rënies së Heroit Agim Shala  në  23 vjetorin  rënies u mbajt Marshi “Shtigjeve të lirisë Agim Shala”. Në këtë marsh e nderuan me pjesëmarrjen e  tyre Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj , Komandanti i FSK-së Gjeneral Major Enver Cikaqi. Gjithashtu ShB “Sharri” , Parlamentin studentor të Universitetit të Prizrenit dhe gjithë me vite ndajnë kohën nga koha e tyre e çmuar për ta nderuar dhe përkujtuar Heroin e Kosovës  Agim Shala, dhe shokët e  tij, pra ata që dhanë më të shtrenjtën jetën e tyre për Lirinë dhe Pavarësinë e vendit tonë.

Nesër në festën e madhe të 28 Nëntorit heroi Agim Shala  po rikthehet tani të bronz  në  Prizren. Kjo edhe  një nderim  për  luftën e lirinë e këtij vendi./www.qendrapress.com/