Në Gjimnazin’’Gjon Buzuku’’ në Prizren, 398 nxënës  iu nënshtruan   vlerësimit të brendshëm.

      Sot, në ambientet e Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, u mbajtë Vlerësimi në Përfundim të Shkallës së Pestë për nxënësit e klasave të XI-ta, në përputhje me Kornizën Kurrikulare të Kosovës. Procesi i vlerësimit u realizua në dy turne: Turni i parë: 10:00 – 11:30 Turni i dytë: nga ora 12:00 deri në orën 13: 30. Lidhur me këtë drjtoresha e gjimnazit  Gylaj Shipkovica- Karjagdiu  me këtë rast na informoi se këtij vlerësimi të brendhsëm iu nënshtruan 305 nxënës në  gjuhën shqipe, 70 nga  komuniteti  turk dhe  23 nga komuniteti  boshnjak, pra gjithsesj 398 nxënës  iu nënshtruan këtij  vlerësimi të brendshëm .

Drejtroresha, na shpjegoi gjithashtu se nxënësit në  Gjuhën Shqipe,si lëndë  obligative i kanë Gjuhën Shqipe. Matematikë dhe  Gjuhën Angleze, kurse lëndë  zgjedhore  i kanë lëndët. Psikologji ,fizik dhe kimi. Derisa nga komunitet turke dhe boshnjake pos lëndëve obigative si lëndë zgjedhore i kanë edhe Psikologjin, historinë dhe Biologjinë..  .Derisa u tha  mirënjohje e veçantë shkon për profesorët Lamir Shkurti dhe Sabit Hoxha për pëpilimin dhe hartimin e testeve .Po kështu  edhe për koordinatorin e  Cilësisë në  Gjimnaz Vedat Shala,për organizimin dhe përgjegjësinë në mbarëvajtjen e  të  gjithë këtij procesi e padyshin se në këtë drjetim  kontribut i çmuar është edhe i drejtoreshës së  gjimnazit Gylaj Shipkovica Karjagdiu për mbështejen dhe realizimin e këtij vlerësimi që ka rëndësi të veçantë për nxënësit./QendraPress/