Në Korishë të Prizrenit pas aksidentit të dy paragllajdve një i vdekur dhe një i lënduar rëndë

0

Të  dielën ka ndodhur një aksident në mes dy paragllajdëve, të cilët janë përplasur gjatë kohës së aterrimit. Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka vdekur dhe një ka mbetur e lënduar. Infomatën  e  kofirmoi  zëdhënesi I policisë   rajonale ne Prizren,   Vesel Gashi  I cili   tha  se aksidenti ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Korishë të Prizrenit. Rreth orës 13:45 ka ndodhur një aksident në fshatin Korishë të komunës së Prizrenit në mes dy paragllajdve të cilët janë përplasur në mes veti gjatë kohës së aterrimit. Me këtë rast janë të lënduar dy persona njëri i moshës 27 vjeç i gjinisë mashkullore me inicialet F.G dhe tjetra e moshës 23 vjeçe e gjinisë femërore, tregoi  zëdhënësi  Gashi. Po ashtu, është bërë e ditur se viktima ka vdekur në orët e mbrëmjes në QKUK. Pas këtij   aksidenti  policia  ka  marrë  masat e duhura bashkë  më   organet   kompetente dhe  trupi I pa jetë   është  derguar për obduksion tha ai, Derisa  gjendja  e  të  lënduarës  është   jashtë   rrezikut për jetë. /Rtv”Besa”/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *