Nga OVL e UÇK-së reagojnë për kërcënimet e Serbisë: Përgjigjemi me luftë të drejtë e të domosdoshme

                        Faton Klinaku, udhëheqës i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka komentuar deklaratat e Petar Petkoviqit, kryenegociator i Serbisë në dialogun me Kosovën, se ushtria serbe mund të rikthehet në Kosovë.Klinaku ka thënë se përsëri do të përgjigjen “me luftë të drejtë, të pashmangshme dhe të domosdoshme”.

Postimi i plotë:

Ashtu siç e ka thënë Cali që lufta ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme, përsëri të përgjigjemi me luftë të drejtë, të pashmangshme dhe të domosdoshme.