Para mijëra protestuesëve është kërkuar mbeshteje për çlirimtarët dhe janë shtruar katër kërkesa..

Sot në ora 12 .00 filloi protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e thirrur kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Qytetarët sot po kundërshtojnë dënimin e katërshes, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, që u dënuan nga gjzkata e Hagës
Para protestueseve djali i Jakup Krasniqit, Altini, u është drejtuar protestuesve
Jam para jush jo vetëm si biri i një njeriu që po përballet me këtë padrejtësi, por si biri i këtij populli. Lufta jonë ka qenë për liri, për dinjitet, luftë e një populli që për dekada ka qenë i përbuzur.
Ajo që ndodhi në Hagë nuk është çështje ndaj katër individëve. Ky aktgjykim prek një histori të madhe, prek sakrificën e çdo dëshmori, çdo veterani, çdo të burgosuri politik e çdo të zhdukuri, e çdo fëmije që nuk arriti ta shijojë Kosovën e lirë.
Sot nuk do të dorëzohemi. Nëse dorëzohemi sot, do të na gjykojë edhe e ardhmja
Analisti Dardan Islami, Sipas tij, ky bashkim i tregoi botës se gjithçka është e mundur.
“I treguam botës që gjithçka është e mundur, se lufta për liri, dëshira për liri është më e madhe se çdo ushtri tjetër, se çdo armik tjetër.
Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, tha se, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka dorëzuar dokumentacion në Hagë,
“Ne e dimë se Donika Gërvalla ka dorëzuar dokumentacion në Hagë. Ne i themi Albin Kurtit që, nga sot, t’i përjashtojë këta njerëz nga qeveria. Mos i lini në qeveri njerëzit që bashkëpunojnë me armikun”, tha Gucati.
“S’na vyn një njeri në institucione. Kërkojmë dorëheqjen e saj”, ka shtuar tutje ai.
Në protestë u kërkua; Kërkesa nr.1: Shfuqizim ose ndryshim i ligjit për Dhomat e Specializuara.
Kërkesa nr.2: Shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla -Kërkesa nr.3: Mbështetje e pakufizuar dhe fonde të mjaftueshme për mbrojtjen që ju duhet krerëve të UÇK dhe kombit tone- Kërkesa nr.4: Angazhimin e ekspertëve më të mirë ndërkombëtarë.