Pasardhësit e  UÇK-së, dhe të tjerë ftojnë të premten për pjesëmarrje në protestë paqësore me moton ‘’Jo në emrim tim’’.

                Që nga dita pas aktgjykimit të padrejtë të Gjykatës Speciale, lidhur me  dënimin  ndaj çlirimtarëve  të Kosovës  dhe krerëve të  UÇK-së  që padrejtësisht po ,mbahen në Hagë, ftohen të gjithë qytetarët e komunës së  Prizrenit dhe më  gjërë  që të bashkohen në një tubim paqësor, për të shprehur indinjatën e tyre dhe për të mbrojtur dinjitetin e atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës. Lidhur me këtë  protestë ne  biseduam me kryetarin e  OVL-së  deha në Prizren, Isa Berisha, i cili me këtë rast tha se në do të jemi sa më shumë në këtë  protestë paqësore për të shprehur kundërshtimin tonë ndaj kësaj padrejtësie që i është bërë  krerëve të UÇK-së ,Andaj, ai fton që të premtin në ora 19,00 te  tubohen sa më shumë  protestuar. Le ta shprehim qëndrimin tonë me dinjitet, qetësi dhe në mënyrë demokratike,të premten me 25 shtator  në  Sheshin ‘’Shadervan’’ në Prizren. Protesta organizohet nga fëmijët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta dhe me qytetarë