PDK –JA PARTI E MABJTJES SË FJALËS DHE PARTI SHPRESË PËR KOSOVËN DHE RIMËKËMBJEN E VENDIT

0

Tetë kandidatët për deputet në Parlamentin e Kosovës nga radhët e PDK-së nga Prizreni Nezir Çoçaj, Kujtim Gashi, Kadri Kryeziu, Luljeta Gutaj – Veseli, Gresa Baraliu, Veton Firzi, Kastriot Krasniqi dhe Alban Bislimaj, të shoqëruar me anëtarë të Shtabit Zgjedhor të PDK-së të kryesuar nga Shaqir Totaj, njëherësh edhe kryetar i Degës së PDK-së në Prizren, sot pas dite kanë mbajtur një takim me anëtarët dhe simpatizantët e Nëndegës “Bajram Curri” në Prizren. I pranishëm me strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës ishte edhe kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit nga radhët te PDK –së z. Sulltan Badallaj. Në këtë takim, para shumë të pranishmëve nga ana e kandidatëve të PDK-s u shpalos një pjesë e programit të PDK-së për #Rimëkëmbje#, ku secili nga kandidatët në fusha të caktuara folën për përparësitë e këtij programi, përmes së cilit mund të realizohet rimëkëmbja e ekonomisë së rrënuar jo vetëm për shkak të pandemisë , por edhe për shkak të keqmenaxhimit të të dy qeverive, të cilat u ndërruan njëra pas tjetrës pa u afruar qytetarëve as program e as vizion të qartë për vendin. Kandidatët gjithashtu i theksuan disa nga pikat thelbësore të programit, të cilat vërteta do ta rimëkombin vendin dhe t’ua kthejnë dinjitetit secilit biznes dhe secilit qytetar. Gjithashtu ata shpalosën edhe pjesë të programit për sferën e shëndetësisë. Arsimit të kulturës dhe të sportit. “Prizrenit do t’i rikthehen investimet dje do të jetë qytet me dinjitet ashtu siç e meriton e jo qytet ku do të përbuzen investitoret dhe do të linçohen investimet.” Ndërsa anëtarët e kryesisë së nëndegës “Bajram Curri” së bashku me aktivistët tjerë të PDK-s, u zotuan se do të punojnë derë më derë për ta kërkuar votën në mbështetje të PDK-s sepse jemi të bindur se edhe populli e ka kuptuar se PDK-ja është e vetmja partia që i mban premtimet dhe që angazhohet për shtet dhe për të ardhme të vendit.

Zyra për informim e PDK-së/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *