Për çfarë i duhen Kryeministrit të gjithë këta këshilltarë?-Shkruan: Hisen BERISHA,deputet i Palamentit të Kosovës.

Kryeministri Kurti, me numrin e tij prej 38 këshilltarësh, kur ishte në opozitë, akuzonte paraardhësit e tij për shumë këshilltarë dhe aludonte se një kryeministri nuk i duhen më shumë se 5 këshilltarë. Edhe pse qeveritë e kaluara e morën Kosovën e rrënuar nga lufta dhe e transformuan në një vend ku nuk mund të gjindën me gjurmë lufte, përveç plagës së hapur që kanë lënë krimet në njerëz. Sot, kur e ka marr qeverisjen me 90% të procesit të konsolidimit të shtetit, kur e kishte në proces vetëm nënshkrimin e marrëveshjes “All in One” me njohjen e ndërsjellë bashkë me ratifikimin e kufirit me Serbin, pikërisht tani ai po abuzon me detyrën. Numri i këshilltarëve 38 sish, është poshtërsi, hipokrizi dhe shfrytëzim abuzues i buxhetit. Sipas mediave, pagat për këshilltarët e tij kanë kosto prej 200 mij eurosh, për një vit 1.2 milion. Po të ishin pesë këshilltar sa sygjeronte Kurti opozitar, do mbuloheshin me 200 mij euro, kurse me një milion do mund të hapëshin 100 biznese në raportin 1/10 000 e. Prandaj pyes, këta këshilltarë për ç’gjë i duhen? A po i përdor për menaxhimin e laboratorëve të drogës dhe trafikimin e saj? A po i përdor për korrupsion e krim të organizuar me çështjen e energjisë, korrupsionin në diplomaci, vjedhjen e rezervave shtetërore të grurit, vajit, keqpërdorim të “Fondit të Sigurisë” me mostransparencë, etj.? A po përdor si këshilltar për çështje të tjera që dolën nga incizimet si, trafikimi i armëve, gjetja e vrasësve me pagesë, dëshmitarët e korruptuar konfesional kundër atyre që po mbahen në Hahë? A po i përdor për bashkëpunim e bashkërendim të politikave qeverisëse me Vuçiqin e Beogradin, përmes Radojçiqit e Simiqit, të cilët janë identifikuar si armiq të sigurisë sonë kombëtare, sigurisë së SHBA-ve dhe sigurisë globale? Në paqe, njeriu lufton për më mirë, kurse në kriza e luftëra mundohet të ruaj atë që ka. Prandaj këtij Kryeministri i intereson vetëm gjëndje e tensionuar që të mos iu krijoj hapësirë për të menduar me kokën e vet si qytetarë, që të shohin as gjykojnë se ku i ka katandisur./www.qendrapress.com/