Policia njofton për dy vdekje fatale dhe shqiptoi 2638 gjoba trafiku brenda 24 orëve.

Tashmë sidomos kohëve të fundit është shqetësuese fakti se kemi shumë aksidente në komunikacion dhe ate me fatalitet Numri i aksidenteve me pasoja fatale dhe i personave që kanë humbur jetën në trafikun rrugor në Kosovë ka shënuar rritje gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, nga janari deri në qershor të vitit 2026 janë regjistruar 45 aksidente fatale, kurse lëndime trupore kanë marrë 4 mijë e 117 raste në vitin 2026. Këto shifra janë alarmante dhe patjetër se po rrezikojnë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2638 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 2 me fatalitet, 30 aksidente kanë qenë me lëndime e 36 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 31 persona, ndërkaq 19 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse 2 persona u dërguan në vuajtje të dënimit.