Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile.

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë.Sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit, gjatë takimit u shqyrtuan aktivitetet e realizuara sipas Planit të Punës për periudhën janar–maj 2026, si dhe u diskutuan aktivitetet e planifikuara për muajt në vijim.Po ashtu, në fokus të diskutimeve ishin shpërndarja e subvencioneve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, themelimi i Këshillave Rinore Komunale dhe përgatitjet për draft-buxhetin komunal për vitin 2027.Sipas komunës, forumi vazhdon të shërbejë si një mekanizëm i rëndësishëm bashkëpunimi dhe dialogu ndërmjet institucioneve komunale dhe shoqërisë civile, në funksion të zhvillimit të komunitetit./QendraPress/