Prizreni,qendër e rëndësishme për  panaire të shumta kryetari Totaj  falënderon të gjithë  pjesëmarrësit

Prizreni,qendër e rëndësishme për  panaire të shumta kryetari Totaj  falënderon të gjithë  pjesëmarrësit

         Sot, në praninë  e një numri të madh pjesëmarrësish në Panairin që  është organizuar   prej Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik si dhe drejtorit  Ramadan Tarashaj, bashkë  me stafin e kësaj drejtorie. Panirin e sotëm e hapi kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj  duke  përshëndetur  të  gjithë të pranishmit  pasi që  ishin prezentë edhe kryetari i komunës së Dragashit, pastaj kryekonsulli i Turqisë i konsullatës  turke në  Prizren, nënkryetari Kujtim Gashi, drejtorë të ekzekutivit  kryetari i nismës Zafir Berisha  dhe kryetari i Shoqatës së gastronomisë  Hysen  Sogojeva,drejtori i Odës së Prizrenit Afrim Tejeci, përfaqësuesit e  shoqatës  Esnaf dhe  shoqatat tjera nga Prizreni dhe rajoni Kryetari Totaj,duke  përshëndetur dhe hapur këtë panair mes tjerash tha se Prizreni tashmë është një nga  qendrat  që  shërben si model për  panaire tha kryetari Totaj

Drejtori Ramadan Tarashaj duke  përshëndetur kryetarin Totaj,dhe  pjesëmarrësit tjerë  i uroi që ku panair të jetë sa i suksesshëm sepse  është në interes të  vetë  prodhueseve vendor.

Këtë  panair e ka përshëndetur edhe  kryetari i Shoqatës së  gastronomisë ne  nivel Kosovë  Hysen Sogojeva. Derisa  po sot në orën  14 mbahen garat e e qofteve   në  kei-n afër xhamisë së  Sinan Pashës.