Promovohet Antologjia letrare e autorit Xhemajli Shala,shkrimtar, poet dhe eseist.

Sot,në Bibliotekën Komunale të Prizrenit, në praninë e shumë shkrimtarëve u promovua ‘’Antologji- Me poezi të përzgjedhura’’ me autor Xhemajli Shala.:shkrimtar, poet dhe eseist. Kjo Antologji vije si një përkushtim nga Autori Xhemajli Shala , si autor i dhjetëra veprave të zhanreve si ;poezi, roman, eseist e tashë të thuash se ka dhënë provimin edhe në përzgjedhje të poezisë duke botuar një Antologji me 29 poetë e poete të gjithë hapësirës kombëtare.Me këtë rast për librin në fjalë fillim drejtoresha e Biblkiotekës Sahadete Sadikaj tha se ky promovim vije në kuadër të promovimeve të mërgatës dhe uroi autorin . Për librin në fjalë foli edhe Prend Buzhala dhe Prof. dr. Muharrem Gashi, të cilët na aspektin kritiko- letrar menduan se tashmë duhet pasur edhe një përkushtin shtesë në botimin e anatologjive. Kurse për antologjinë dhe poezinë pak fjalë tha edhe poeti Tyrhan Spahiu-Prizreni . Falenderime për librin në fjalë dhe për këtë Antologji foli prof Gazmend Beqaj I cili tha se autori ka bërë një angazhim në këtë Antologji është fakti se autori e ka përbashkuar gjithë krijmtarinë poetike të kombit si nga; Shqipëria, Kosova, Maqedonia e veriut, Mali i Zi dhe nga mërgata . Derisa Qazim Thaçi lidhur më këtë libër tha se kjo Antologji e autorit Shala, padyshim se do të jenë pjesë e letërsisë së re, sepse ato promovojnë autorë të dëshmuar, ruajtjen e veprave shpirtërore dhe vlerësimin e stileve dhe ndjenjave të ndryshme. Insertre Autori më këtë rast ka falenderuar gjithë të pranishmit.Njëherit ka premtuar se do të punojë me përkushtim në krijimtarinë letrare. Xhemajli Shala është njëri nga penat e respektuara dhe shumë produktive i letërsisë së re shqipe, Angazimi I tij I palodhur ka bërë që me dhjetrëa vepra të botohen ku edhe shpesh është vlerësuar si njëra nga penat e nderuara të letësisë shqipe.Emri tij tashmë është emër I nderuar në botën poetike/QendraPress/