Qeveria duhet të konsultohen çdo herë me ligjet përkatëse se si të veprohet në raste të tilla
Sherife Balaj.kuvendare e KK të Prizrenit,lidhur me pyetjen tonë “”A mendoni se masat e paralajmëruara nga 13 korriku, qeveria Hoti, a i ka të ashpëra masat e sigurisë ,si maska e të tjerat, ku parashihet dënimi prej 8 mijë euro dhe burg ? ajo pohon;-“ Mendoj që virusi Codiv19 është më i rëndë se sa respektimi i masave mbrojtëse.
Qeveria duhet të konsultohen çdo herë me ligjet përkatëse se si të veprohet në raste të tilla, të mos bëjmë dëme edhe më të mëdha në shoqëri se sa çfarë do virusi i mundshëm.
Në gjendjen në të cilën ndodhemi, me rritjen alarmante të rasteve me infektim nga virusi duhet të merren masa të duhura dhe të monitorohen çdo ditë nga organet kompetente. Mirëpo, asnjëherë duke i dëmtuar qytetarët dhe vendin.
Jeta sociale është shumë e rëndësishme për shëndetin psikologjik të njeriut dhe jetën në përgjithësi por, në rrethanat të cilat gjendemi duhet të kemi shumë kujdes me shpresën që ketë luftë shëndetësore do ta fitojmë globalisht.
Qëndro i qetë dhe me respekto këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës!”/qendrapress.com/