Rama për Thaçin në KiE: Joe Biden e quante “George Washington i Kosovës”, dha dorëheqje në mënyrë të hirshme – u largua me dinjitet nga zyra 

                               Kryeministri i Shqipërisë po mban fjalim në Këshillin e Evropës, teksa ka folur edhe për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet ende në paraburgim në Hagë, e që sipas Ramës çështja për trafikim organesh është diçka që nuk ekziston, dhe është një fantazi e pastër, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Rama i kujtoi evropianëve se dikur Joe Biden e kishte quajtur, Thaçin, “George Washington i Kosovës”, derisa theksoi se ish-presidenti ka dhënë dorëheqje në mënyrë të hirshme dhe është larguar me dinjitet nga zyra.“Dikush përmendi Joe Biden, ai e quante George Washintgtoni i Kosovës, por do ishte më e përshtatshme ta quanim “Josef K”, si personazhi i “Kafkës” të Ismail Kadare, që u arrestua nga një autoritet i largët i panjohur, pa kuptuar se për çfarë ishte akuzuar. Thaçi dha dorëhëqje në mënyrë të hirshme, u largua me dinjitet nga zyra. Në mënyrë të përsëritur deklaroi se i besonte drejtësisë ndërkombëtare, sepse në fund të fundit për drejtësinë e kish vënë jetën në rrezik”, tha Rama. “Është atje, ende në Hagë, një Josef K. i gjallë, ende në burgim, krijuar nga një lajm i rremë që u përhap si mortajë dhe ndikoi politikën e institucioneve ndërkombëtare, megjithatë mos ma merrni për të keq, nuk vë në diskutim as Dhomat e Specializuara të Kosovës e as me procesin. Por jam këtu për të vënë në diskutim burimin, burimin e infektuar e të neveritshëm që krijoi gjithë këtë valë, të diskutojë që në aktakuzën zyrtare që u paraqit pasi ky njeri, një president në detyrë u mbajt në burgim, nuk tha as edhe një fjalë të vetme që përmend në mënyrë të qartë apo të nënkuptuar çështjen e trafikimit të organeve njerëzore”.“Është një çështje që nuk ekziston, dhe kjo është arsyeja pse jam sot, sepse kemi pritur me durim të shohim nëse do të dilte diçka edhe pse e dinim që asgjë nuk mund të dilte. Është një fantazi e pastër, e fabrikuar në Kremlin dhe në mënyrë shumë intelegjente e trafikuar në kanalet e politikës ndërkombëtare dhe e sjellë këtu në tempullin e të Drejtave të Njeriut”, tha Rama në Këshillin e Evropës./Reporteri.net/