Shënohet 148 Vjetori i LSHP-së duke thënë se ky ishte  projekti më i madh kombëtar.

     Me rastin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dje  pasdite kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, fillimisht bënë homazhe te Monumenti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit .Kurse në këtë solemintet   të  organizuar ishte edhe Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. nënkryetari i Kuvendit Ardian Gola, , zëvendësministrja e Kulturës Nora Arapi Krasniqi,mysafirë  nga  gjithë hapoësiart shqipatre  si dhe ambasdori I Shqipërisë në Kosovë. Kryeministri Kurti 

Ai kujtoi se në pranverën e vitit 1879, Avdyl Frashëri dhe Mehmet Ali Vrioni zhvilluan një tur diplomatik në qendrat evropiane për të përcjellë qëndrimet politike të shqiptarëve, duke vlerësuar se ata nuk mund ta kishin imagjinuar se një shekull e gjysmë më vonë, Vilajeti i dikurshëm i Kosovës do të shndërrohej në Republikën e Kosovës.

“Në pranverën e vitit 1879, dy liderë të asaj kohe, Avdyl Frashëri dhe Mehmet Ali Vrioni, zhvilluan një tur diplomatik nëpër qendrat e kancelarive evropiane, gjatë të cilit ndaluan edhe në Vjenë për të përcjellë qëndrimet dhe idetë politike të shqiptarëve përmes memorandumesh dhe mesazhesh. Atë kohë, sigurisht që ata nuk mund ta kenë imagjinuar që një shekull e gjysmë më pas, ai që në kohën e Lidhjes ishte Vilajeti i Kosovës, tash do të ishte Republika e Kosovës. Dhe që Kryeministri i saj do të takohej me Kryeministrin e Austrisë, si përfaqësues qeverish të dy shteteve demokracie, partnere, mike dhe aleate. Republika e Kosovës sot është përafërsisht, për nga territori, 1/3 e hapësirës që kishte Vilajeti i Kosovës atëbotë”, tha Kurti.

Sipas tij, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte organizata e parë politike dhe ushtarake që u dha shqiptarëve zë në arenën ndërkombëtare, duke krijuar për herë të parë një adresë të qartë politike shqiptare jashtë strukturave të Perandorisë Osmane.

Nënkryetari i kuvendit Ardian Gola  edhe njëhere rikujtoi se  Lidhja Shqiptare e Prizrenit është organizata e parë politike dhe ushtarake, e cila u dha zë shqiptarëve në arenën politike ndërkombëtare. Deri atëherë, çdo qëndrim politik i shqiptarëve mund të dilte në sferën ndërkombëtare vetëm pasi të kishte kaluar nëpër Stamboll, te Porta e Lartë, si qendër e Perandorisë Osmane. Lidhja Shqiptare i dha ekzistencë dhe jehonë, dhe e trupëzoi institucionalisht qenien politike shqiptare duke e patur për adresë Prizrenin dhe saktësisht këtë kompleks godinash ku ishte vendosur administrata e Lidhjes, dhe më

Këtë event e ka përshëndetur edhe kryetari I komunës Shaqir Totaj,ka folur edhe për rolin e kësaj Lidhje  që  ishte  një testament I gjeneratës së  ardhshme, Pastaj  ai  tha se kjo lidhje mbete lidhja më e fuqishme tha kryetari Totaj

Në kuadër të aktivitetit u prezantua projekti për rikonceptimin e ekspozitave të Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si dhe u hap ekspozita “Monumentet historiko-kulturore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” nga autori Parim Kosova. Programi u pasurua me performancë artistike nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota”/QendraPress/