Shkolla e vjetër “Ryzhdije” në Prizren i nënshtrohet restaurimit pas shumë vitesh braktisje

                     Punimet për restaurimin dhe konservimin e shkollës së vjetër “Ryzhdije” në Prizren po vazhdojnë. Ndërtesa, e ndërtuar në vitin 1896, është një prej objekteve që dëshmojnë historinë dhe trashëgiminë e qytetit. Pas shumë  vitesh braktisje dhe  të dëmtimit , në objekt po zhvillohen punime restauruese dhe konservuese, të financuara nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit. “Në Prizren po vazhdojmë punën për të ruajtur dhe rikthyer ndërtesat që dëshmojnë historinë e qytetit.”, njofton Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Sipas Ministrisë, shkolla e vjetër “Ryzhdije” është pjesë e ndërhyrjeve që synojnë ruajtjen e trashëgimisë së Prizrenit. “Një ndërhyrje tjetër për ta ruajtur trashëgiminë e Prizrenit”, thuhet në njoftim. Kurse  kjo ministri  ka  kryer  restaurime edhe ne shumë shtëpi tradicionale  prizrenase, duke  rikthyer edhe një pjesë të  asaj trashëgëmie.