Si po i shfrytëzon Vuçiqi budallakit e Albinit për interesa të Serbisë?-Shkruan; Zafir Berisha, ish zv ministër

             Serbia kidnapon policët e Kosovës, sulmon prestarët e KFOR-it, vret policin e Kosovës dhe bën veprime terroriste në Banjskë, ndërsa Kosova vihet nën sanksione të perëndimit!

Këta anomali që po ndodhin, kanë një arsye.

Akrobacionet e papërgjegjshme politike të Albinit duke i treguar muskujt që nuk i ka edhe partnerëve tanë, ka bërë që përendimi të ketë rezervat e veta.

Nuk është e rastësishme që Vuçiqi me veprimet e veta po investon që ta mbaj në pushtet Albinin!

Ndalimi në disa tv. të Serbisë që të epet fjala e Albinit në KS të OKB, është taktik e Vuçiqit për ta mbajtur me gjatë në pushtet Albinin, duke ditur se sa analfabeti është në Kosovë që si kope delesh vrapojnë pas Albinit.

Nuk është e rastësishme që ky lajm i prodhuar me qëllim nga Vuçiqi, po përdoret nga trushpërlarët e regjimit dhe disa portale që më shumë janë të interesuar për pëlqime (like) se sa për lajm…/www.QendraPress.com/